Raportohet se Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Raportohet se Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Showbiz May 19, 2024 - 12:02

Reperi i njohur Don Xhoni, me emrin e vërtetë Xhonatan Isufi, është kapur dhe gjobitur për shkelje të rregullave të trafikut në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur pasi artisti me origjinë nga Kosova u zbulua nga autoritetet duke zhvilluar gara shpejtësie me një automjet luksoz në rrugët e Tiranës.

Top Channel raporton se, Don Xhoni është dënuar me një gjobë prej 40 mijë lekë të reja.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e opinionit pasi reperi ishte në timonin e një Lamborghini ngjyrë portokalli, një mjet që shquhet për performancën e lartë dhe çmimin e saj të konsiderueshëm.

Image

Vetë artisti ka konfirmuar indirekt ndodhinë duke postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet duke drejtuar të njëjtin automjet.