Melinda Ademi publikon këngën e re “Kiss me”

Melinda Ademi publikon këngën e re “Kiss me”

Showbiz May 20, 2024 - 19:39

Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka prezantuar sot (e hënë) projektin e ri muzikor.

“Kiss Me” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistja ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klip, siç shfaqet gjithnjë.

Teksti është shkruar nga vetë ajo me producim nga Qelik Lipa në studion e SBS Entertainment.

Videoja ndërkohë u realizua nën drejtimin e Alban Selimajt.

Kjo këngë tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku.

Melinda ndryshe konfirmoi së fundmi se është në një lidhje dashurie. /Telegrafi/