![Martohet vajza e Eminemit, Hailie Jade Mathers](/uploads/zeri.info/images/2024/May/21/auto_emi1716293285.webp)
Martohet vajza e Eminemit, Hailie Jade Mathers
Hailie Jade Mathers është bërë zyrtarisht nuse.
Vajza e reperit Eminem ka ndarë lajmin e gëzueshëm me fansat në rrjete sociale.
Ajo njoftoi se ishte martuar me partnerin e saj prej shumë kohësh, Evan McClintock, gjatë fundjavës.
“E zgjuar si grua këtë javë”, nis përshkrimi i Jade Mathers. “Nuk mund të kishim kërkuar një festë më të mirë, më të bukur fundjave. Kishte shumë lot gëzimi, u panë të qeshura e buzëqeshje dhe u ndje shumë dashuri. Evan dhe unë ndihemi kaq mirënjohës për të gjithë familjen dhe miqtë që udhëtuan për të na mbështetur dhe për të qenë pjesë e këtij kapitulli të ri të jetës sonë si burrë e grua”.
Mathers dhe McClintock u fejuan në shkurt 2023 pasi ishin në një lidhje për disa vite.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/May/21/auto_emi11716293307.webp)
Hailie – e cila tani është 28 vjeçe dhe një prezantuese/influencuese e suksesshme – ka qenë krah Eminem për shumë vite – marrë parasysh se është përfshirë edhe në disa këngë të tij.
Reperi duhet theksuar se ndan tre fëmijë me ish-bashkëshorten, Kim Scott: Hailie Jade Scott, Alaina Scott dhe Stevie Laine Scott. /Telegrafi