Elita 5 sjell këngën “Natën e mirë”

Elita 5 sjell këngën “Natën e mirë”

Showbiz May 22, 2024 - 14:16

Grupi Elita 5 është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

“Natën e mirë” mban titullin kënga, e cila njëherësh vjen e kompletuar edhe me videoklip.

Kënga natyrisht është interpretuar nga vokalisti i këtij labeli, Arif Ziberi.

Për tekstin u kujdes Fatmir Muja me miksim dhe masterizim nga Prosound Recording Studio.

Producimi në ndërkohë u bë nga Nexhat Mujovi Wirus.

Videon, e realizuar nga Sustain Production, tashmë mund ta gjeni të plotë në YouTube.

Edhe kjo këngë vjen në një stil të veçantë siç di tashmë vetëm Elita 5.