![Rinor Hykolli pengon rikthimin e Taynës, ia “bllokon” kanalin në YouTube](/uploads/zeri.info/images/2024/June/11/auto_Rinor_Tayna1718093365.jpg)
Rinor Hykolli pengon rikthimin e Taynës, ia “bllokon” kanalin në YouTube
Showbiz
June 11, 2024 - 10:08
Reperja Tayna dje shënoi rikthimin e fuqishëm me “Si ai”, pas muajsh të tërë pauze nga daljet publike dhe lançimi i këngëve të reja.
Kënga filloi të marrë hov duke u klikuar furishëm nga fansat e shumë të Taynës – qindëra mijëra klikime në pak orë prej publikimit..
Por, siç duket ajo sërish po has në probleme me ish-menaxherin e saj prej kohësh, Rinor Hykollin.
Ky i fundit ka bllokuar video klipin e saj akoma pa u bërë 24 orë nga publikimi, duke i marrë mbi vete të drejtat autoriale në kanalin zyrtar të reperes.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/June/11/auto_Pamja-e-ekranit-2024-06-11-0942571718093368.jpg)