
Capital T: Suksese djemve tanë në një sfidë të fortë kundër një ekipi si Spanja
Showbiz
June 24, 2024 - 13:12
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte (e hënë) ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Spanjës, në kuadër të “Euro 2024”.
Capital T me këtë rast ka bërë një postim në rrjete sociale, duke u uruar suksese yjeve të Kombëtares.
“Suksese djemve tanë nesër në një sfidë të fortë kundër një ekipi si Spanja”, shkroi ai.

Reperi i njohur tutje shtoi: “Përjetësisht me ty”.
Artisti shqiptar po ashtu ka publikuar edhe këngën “Albania”, që e bëri pikërisht për ta në këtë Kampionat.
Ky projekt i Trim Ademit (emri i vërtetë) për pak ditë kaloi shifrën e dhjetë milionë klikimeve në YouTube.
Loja e Shqipërisë me Spanjën do të zhvillohet në Dyseldorf të Gjermanisë.