Ende në arrati, Stresi: Ndodhem 300 kilometra larg Tiranës, jemi të pafajshëm

Ende në arrati, Stresi: Ndodhem 300 kilometra larg Tiranës, jemi të pafajshëm

Showbiz August 15, 2024 - 11:47

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, ka folur sërish për akuzat në lidhje me sherrin në Pejë.

Në një intervistë për IndeksOnline, ai thekson se ndodhet rreth 300 kilometra larg Tiranës dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) thekson se bashkë me Noizyn dhe DJ Crax janë të pafajshëm.

Sipas tij, vendimi për ekstradimin e Noizyt është absurd dhe i paarsyeshëm, duke shtuar se ky proces do të përfundojë në Shqipëri.

Noizy dhe DJ Crax u arrestuan pak ditë më parë në Shëngjin, nën akuzën për përleshje me personazhin e TikTok-ut, Medi Isenin.

Edhe përpara arrestimit ata kanë theksuar se nuk kanë gisht në këtë ngjarje.

Stresi, nga ana tjetër, ka vazhduar me aktivitetet e tij, derisa po kërkohet nga Policia e Kosovës.