Hackman dhe gruaja e tij kanë vdekur 10 ditë para se të gjendeshin trupat
Showbiz
March 01, 2025 - 17:11
Hetuesit amerikanë po përpiqen të përcaktojnë se si aktori fitues i Oskarit, Gene Hackman dhe gruaja e tij, pianistja klasike Betsy Arakawa, vdiqën pas zbulimit të trupave të tyre në shtëpinë e tyre në shtetin amerikan të New Mexico.
Zyrtarët thanë të premten se provat tregojnë se Hackman kishte vdekur që nga 17 shkurti – 10 ditë para se të gjendeshin trupat e çifteve/
Trupat e çiftit dhe një prej qenve të tyre u gjetën nga policia të mërkurën në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico, pasi një punonjës i mirëmbajtjes thirri shërbimet e urgjencës.