Momente gazmore në shtëpinë e Big Brother, Loredana e çon lart Gjestin

Momente gazmore në shtëpinë e Big Brother, Loredana e çon lart Gjestin

Showbiz March 20, 2025 - 13:02

Gjesti dhe Loredana Brati kanë nisur ditën e sotme (e enjte) me një energji të mirë.

Ata ishin në dhomë të grimit dhe filluan të kërcenin së bashku me muzikën e lëshuar nga Vëllai i Madh.

E më pas në një moment modelja shihet duke e çuar lart këngëtarin nga Kosova.

Image

Kjo natyrisht që ishte momenti më epik në Big Brother dhe nuk duhet humbur asessi.

Loredana këto kohë ka filluar të pëlqehet tejet shumë nga publiku për veprimet që po bën.

Image

Thuajse çdo ditë po bën batuta me banorët dhe po bëhen virale në rrjetet sociale.

Sidoqoftë, ata janë të izoluar për afro tre muaj dhe kjo është mëse e nevojshme.