
Aktori Will Smith pozon duke bërë simbolin e shqiponjës shqiptare
Showbiz
June 26, 2025 - 10:29
As ylli i madh i Hollywood-it, Will Smith, nuk i ka shpëtuar magnetizmit të shqiponjës dykrenore, simbolit më të dashur për shqiptarët.
Një fotografi që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale e tregon aktorin e famshëm përkrah futbollistit shqiptar Ergys Pepaj, duke bërë gjestin tradicional shqiptar me duar – simbolin e krenarisë kombëtare.
Imazhi u publikua fillimisht në llogarinë zyrtare të Pepajt në Instagram, ku në mbishkrim ai shkroi:
“Me më të mirin e të gjitha kohërave ë”, duke shoqëruar foton me akronimin AL, në referencë të Shqipërisë.
Postimi u prit me entuziazëm të madh, duke mbledhur mijëra pëlqime dhe komente, ndërsa fotografia tashmë është bërë virale në platformat sociale.
