
Jessie J njofton se nuk u shërua nga kanceri – tha se do të largohet nga mediat sociale
Showbiz
June 28, 2025 - 13:09
Jessie J ka konfirmuar se nuk është e shëruar nga kanceri , një ditë pas operacionit që pati në gji.
Këngëtarja 37-vjeçare, e cila iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në fund të javës së kaluar, tha se kanceri aktualisht për fat të keq nuk është “zhdukur plotësisht”.
Jessie njoftoi se po merr pushim nga mediat sociale në mënyrë që të ‘përqendrohej në shërimin e saj ’.
Këngëtarja ka nënvizuar ndër tjerash se udhëtimi më kancerin nuk është i thjeshtë “për fat të keq”.
