
Justin Bieber ndan momente familjare me Haileyn mes thashethemeve për krizë martese
Justin Bieber ka dhënë një shenjë të qartë për gjendjen e marrëdhënies së tij me Hailey Bieber, në një kohë kur spekulimet për probleme martesore kanë pushtuar rrjetet sociale dhe median.
Në disa postime të publikuara në Instagram të premten, këngëtari 31-vjeçar ndau fotografi të ëmbla nga jeta e përditshme me Hailey-n dhe djalin e tyre 10 muajsh, Jack Blues.
Me familjen pranë një liqeni në natyrë, imazhet tregojnë një atmosferë të qetë dhe bashkuese mes çiftit, pavarësisht zhurmës që i rrethon.
Në fotografi, Hailey shihet duke mbajtur vogëlushin e tyre ndërsa Justin kap momente nga loja me top pickleball dhe një karrocë golfi.
Kjo paraqitje familjare vjen si kundërpërgjigje ndaj lajmeve të fundit që përmendin tensione në martesën e tyre, ku burime të afërta me çiftin kanë përmendur “ulje dhe ngritje” dhe “sjellje të vështira” nga ana e Justin.
Ndërkohë që sjelljet e çuditshme të këngëtarit në rrjete sociale kanë ngritur shqetësime te fansat, fotografitë e fundit tregojnë një përpjekje për stabilitet dhe ruajtje të lidhjes familjare.
Hailey, e cila thuhet se është e frustruar nga humori i paqëndrueshëm i bashkëshortit të saj, megjithatë ka zgjedhur të qëndrojë pranë tij.
“Justin po kalon një periudhë të vështirë, por Hailey po i jep hapësirë dhe mbështetje”, tha një burim. Të njëjtët burime shprehen se divorci nuk është në diskutim dhe se çifti është i lidhur fort përmes besimit dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit.
“Besimi është një shtyllë e fortë në marrëdhënien e tyre. Ata e shohin veten si shpirtra binjakë dhe janë të përkushtuar të kalojnë çdo vështirësi së bashku”, theksoi një tjetër burim.
