Noizy reagon pas lirimit: Shpifje e pastër, autori do të përballet me pasoja ligjore

Noizy reagon pas lirimit: Shpifje e pastër, autori do të përballet me pasoja ligjore

Showbiz July 10, 2025 - 20:04

Reperi Noizy ka reaguar pasi u lirua nga arrestimi në Zvicër.

Përmes rrjeteve sociale, ai tha se “tani gjithçka është pas krahëve”.

“Jam sërish me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. MAMA JA DOLA”, shkroi ai.

Ai deklaroi se krejt kjo ka ndodhur si pasojë e një një shpifje të pastër, për çka sipas tij autori i kësaj ngjarje do të mbajë pasoja ligjore.

“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore”, ka shkruar ai në Instagram.

Rigel Rajku (Noizy), u arrestua të shtunën e 5 korrikut nga autoritetet zvicerane në Aeroportin e Zurichut.