
Scarlett Johansson thyen rekordin, aktorja më e paguar në historinë e kinemasë
Scarlett Johansson sapo ka thyer një rekord marramendës, duke u bërë aktorja kryesore me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, duke tejkaluar edhe gjigantë si Robert Downey Jr. dhe Samuel L. Jackson.
Filmi i ri “Jurassic World: Rebirth” e çoi atë në krye të listës. Në film, ajo luan rolin e Zora Bennett , një ish-ushtarake e përfshirë në një mision të rrezikshëm, por spektakolar, të vendosur në një nga ishujt e fundit të banuar nga dinosaurët.

Dhe rezultati është 318 milionë dollarë në vetëm gjashtë ditë.
Me këtë sukses, të ardhurat totale nga biletat për filmat në të cilët Scarlett Johansson ka një rol kryesor (ose bashkë-drejtues) kanë arritur në 14.8 miliardë dollarë.
Një shifër rekord, që e bëjnë atë aktoren kryesore me fitimet më të larta në historinë e kinemasë globale.
Ky rezultat nuk është rastësi, por konfirmon karizmën dhe shkathtësinë e një aktoreje të aftë për të zotëruar çdo zhanër, nga komedia e sofistikuar te filmat aksion, përfshirë edhe animacionin.
Më shumë se gjysma e meritave të saj vijnë nga titujt e Marvel, ku ajo luajti rolin e të paharrueshmes Black Widow, por totali përfshin edhe dy filmat Sing, Marriage Story, Jojo Rabbit dhe shumë të tjerë.
Një tjetër fakt mbresëlënës është se Scarlett Johansson e ka arritur këtë moment historik pas vetëm 36 filmash, krahasuar me 71 të Samuel L. Jackson.
Dhe fitimet e saj mesatare bruto për film tejkalojnë 400 milionë dollarë.
