Zbulohet i dashuri i ri i Jessica Alba, është 12 vjet më i ri

Zbulohet i dashuri i ri i Jessica Alba, është 12 vjet më i ri

Showbiz July 15, 2025 - 15:10

Aktorja amerikane Jessica Alba, u pa duke hipur në një fluturim nga Cancun, Meksikë për në Los Angeles me një burrë misterioz dhe mediat amerikane tani kanë zbuluar identitetin e tij.

Sipas TMZ-së, bëhet fjalë për aktorin Danny Ramirez, i njohur për filmin “Captain America: Brave New World”.

Ai luajti gjithashtu në filmin “Top Gun: Maverick” dhe serialin “The Last of Us”.

Thashethemet se të dy ishin në një lidhje filluan të përhapeshin në maj të këtij viti, kur u fotografuan duke ecur në Londër. Megjithatë, vetëm tani është zbuluar se kush është ai.

Këtë shkurt, Alba zbuloi se po divorcohej nga Cash Warren pas 17 vitesh martesë.

“Ne gjithmonë do të jemi një familje. Fëmijët tanë janë përparësia jonë”, shkroi ajo.

Ata kanë vajzat Honor dhe Haven dhe djalin Hayes. Aktorja më parë ka folur hapur për problemet në martesën e tyre, duke pranuar se jetonin sikur të ishin shokë dhome, jo një çift i martuar.

Pas divorcit, ata vazhduan të kishin marrëdhënie të mira. Kërkuan kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve.