Fatura e mundshme e divorcit të Andy Byron pas skandalit në koncertin e Coldplay mund të arrijë shifra marramendëse

Fatura e mundshme e divorcit të Andy Byron pas skandalit në koncertin e Coldplay mund të arrijë shifra marramendëse

Showbiz July 20, 2025 - 13:47

Andy Byron, drejtuesi ekzekutiv i firmës së inteligjencës artificiale Astronomer, i cili dha dorëheqjen pas publikimit të një videoje ku shihej duke puthur kolegen e tij Kristin Cabot në një koncert të Coldplay, mund të përballet me pasoja të rënda financiare nëse bashkëshortja e tij, Megan Kerrigan, vendos të kërkojë divorc.

Ekspertët ligjorë thonë se Kerrigan, me të cilën Byron ka dy fëmijë, ka të drejtë të kërkojë gjysmën e pasurisë së tij, e cila vlerësohet të jetë nga 20 deri në 70 milionë dollarë (afërsisht 18.4 deri në 64.4 milionë euro), sipas Economic Times.Kjo, për shkak të ligjeve martesore të Massachusetts, të cilat kërkojnë ndarje të barabartë të pasurisë për çiftet që kanë qenë të martuar për më shumë se shtatë vjet, shkruan nypost.Avokatja e njohur e çështjeve familjare, Nancy Chemtob, u shpreh se nëse nuk ka një marrëveshje paramartesore apo pasmartesore, Kerrigan mund të përfitojë një shumë të konsiderueshme.

Ajo theksoi gjithashtu se nëse Byron ka përdorur para nga pasuria martesore për të mbështetur lidhjen e tij me Kristin Cabot, kjo mund të ndikojë negativisht për të në procesin e divorcit.Ndërkohë, Kristin Cabot, e cila dyshohet se është ende e martuar me biznesmenin Andrew Cabot, mund të mos përballet me të njëjtat pasoja financiare, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj duket se janë bashkë prej një kohe më të shkurtë dhe mund të kenë marrëveshje paraprake, transmeton Telegrafi.

Videoja që bëri xhiron e rrjeteve, ku Byron shihet duke u puthur me kolegen gjatë koncertit, mund të përdoret si provë në gjyq, por ekspertët ligjorë paralajmërojnë se shumica e gjykatave në Massachusetts janë të rezervuara në zbatimin e dispozitave për tradhtinë, përveç rasteve kur ka abuzim financiar apo shkelje të kontratës martesore.Në gjithë këtë situatë, siç u shpreh edhe avokatja Chemtob, “humbësit e vërtetë janë fëmijët”, të cilët mund të ndihen të përfshirë në një dramë që po zhvillohet para syve të gjithë botës.