
Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie fotografohet me të dashurën
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh Jolie-Pitt, është në një lidhje me balerinën Keoni Rose, raportuan mediat amerikane.
Paparacët i ‘kapën mat’ ato në Studio City, Kaliforni.
Ndër të tjera, u fotografuan duke përqafuar njëri-tjetrin në makinë. Burimet thanë se ‘po jetojnë përkohësisht bashkë’.
Thashethemet se ishin në një lidhje filluan të përhapeshin në fund të majit të këtij viti, pasi u panë duke bërë pazar.
Mediat amerikane raportuan gjithashtu se si reagoi Jolie ndaj vendimit të vajzës së saj për t’u larguar nga shtëpia.
“Nuk ka asnjë mënyrë që Angelina të jetë e qetë për këtë. Ajo i do të gjithë fëmijët e saj në një shtëpi. Megjithatë, ajo është e qetë sepse fëmijët e saj shoqërohen gjithmonë nga roje sigurie”, tha një burim për RadarOnline.
Burimi pohon gjithashtu se Brad nuk ka asgjë kundër faktit që vajza e tij është lesbike, por se është i shqetësuar se ajo është e rrethuar nga njerëz që kanë ‘ndikime të këqija’ mbi të dhe se Jolie është pjesërisht përgjegjëse për këtë.
Siç dihet, aktori ka kohë që ka pasur një marrëdhënie të keqe me fëmijët e tij. Pasi i abuzoi fizikisht ata dhe Jolie-n në një aeroplan dhe u bërtiti atyre, ata i ndërprenë të gjitha kontaktet me të.
Aktori shpreson që një ditë të jetë në gjendje ta rregullojë marrëdhënien e tyre.


