
Vdes nëna e Sharonit, aktorja Dorothy Stone
Aktorja e njohur Sharon Stone ka bërë të ditur vdekjen e nënës së saj, Dorothy Stone, e cila vdiq më 26 mars në moshën 91-vjeçare.
Në një postim prekës në Instagram, Sharon e përshkroi nënën si “argëtuese dhe me komplekse”, duke shpërndarë një foto ku shfaqet duke qeshur pranë saj në një divan.
Ajo shtoi në përshkrim: “Një produkt i depresionit të madh, të mos e përsërisim më. Le të mbrojmë dhe kujdesemi”.
Dorothy u martua me Joseph Stone në vitin 1950. Ata qëndruan bashkë deri në vdekjen e tij në vitin 2009, vetëm pak para 60-vjetorit të tyre të martesës.
Në nekrologjinë e publikuar në Montana Daily Inter Lake, Sharon dhe motra e vëllai i saj, Kelly dhe Michael, thanë se Dorothy vdiq “në paqe pranë familjes dhe miqve të ngushtë”.
Dorothy, e njohur me nofkën “Dot” nga miqtë, ishte e dashur për humorin e saj të madh, pasionin për muzikën, lojërat e makinat e fatit, kopshtarinë etj.
Pas lajmit të trishtë, shumë miq të njohur të Sharon, përfshirë aktoret Allison Janney, Viola Davis dhe Melanie Griffith, i shprehën ngushëllimet e tyre publike përmes Instagramit.
Një ceremoni përkujtimore në nder të Dorothy Stone do të mbahet këtë verë në Montana, ku familja dhe miqtë do të nderojnë jetën dhe kujtimin e saj.
