Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij

Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij

Showbiz July 23, 2025 - 10:12

Raportohet se dje, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025.

Sipas informatave që posedon Sinjali, të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur dhe rreth orës 15:00 në Stacionin Policor në Obiliq, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Kurse sot, në raporton 24 orësh të policisë së Kosovës, thuhet se dyshja është vënë në pranga më 22 korrik, pas hetimeve që pasuan incidentin.

“Më 22.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, më 11.07.2025”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Mjekiqi dhe vëllai i tij dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.