
Dua Lipa emocionon fansat para nisjes së festivalit “Sunny Hill” me mesazhin e saj në shqip: Mezi po pres, ju dua shumë
Faqja zyrtare e ‘Sunny Hill Festival’ ka publikuar sot një video të artistes shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila i drejtohet fansave të saj me një mesazh të ngrohtë dhe emocionues në prag të edicionit të sivjetshëm të festivalit që mbahet në Prishtinë.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Dua shfaqet entuziaste, ndërsa thekson: “Jam shumë e entuziazmuar të vij në shtëpi, në Prishtinë, javën e ardhshme, për festivalin Sunny Hill. Do të jetë edicioni më i madh deri tani dhe jam shumë krenare sa shumë është rritur si festival. Mezi po pres, ju dua shumë shumë”.
Ajo nuk heziton të përfundojë mesazhin e saj në gjuhën shqipe, duke shtuar: “Mezi po pres, ju dua shumë!”
@sunnyhill_festival A special message from @dualipaofficial ë When Dua says she’s excited, you KNOW it’s going to be special! ëë #Sunnyhill #sunnyhillfestival #Dualipa #kosovo #viral #viraltiktok ë original sound - Sunny Hill Festival
Dua Lipa është një nga emrat kryesorë të këtij edicioni të festivalit “Sunny Hill”, i cili organizohet çdo vit nga babai i saj, Dukagjin Lipa.
Prania e saj këtë vit në Prishtinë ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm tek publiku, me pritje të mëdha për performancën e saj në skenë.
Festivali, që tashmë ka fituar një reputacion ndërkombëtar, pritet të sjellë sërish në Kosovë emra të mëdhenj të muzikës botërore dhe të vazhdojë të afirmojë Prishtinën si një pikë të rëndësishme në hartën e festivaleve evropiane.