
Peja po ndizet – FLUX FEST po vjen!
Më 2 gusht 2025 qyteti i Pejës kthehet në një vatër të vërtetë energjie.
Në fushën e basketbollit Valon Begolli ( KOSHARK), ku dikur jehonte topi i lojës – këtë herë do të jehon ritmi i muzikës!
Në skenë ngjiten katër DJ që nuk kanë nevojë për prezantim:
M.I.M do te jete main artisti i nates, dhe patjeter dj si : BVZZDA, VERSUS dhe EUGEEN – katër emra, katër stile, një qëllim: me ndez Pejën deri në mëngjes!
Dritat do të pulsojnë me ritmin e zemrës tënde.
Muzika do të përshkojë çdo cep të hapësirës dhe do t’i bashkojë të gjithë – të rinj e të vjetër, vendas dhe mysafirë – në një atmosferë që nuk harrohet.
Peja do të frymojë ndryshe atë natë.
Ky është FLUX FEST – një shpërthim emocionesh, një valë muzikore që s’ndalet, një festë që s’ka kufi.
- Fusha e basketbollit Valon Begolli (Koshark)
- Nis në ora 20:00 – deri në agim
- Hyrja? 5€ - Por përvoja është pa qmim !
- Muzika? Shpërthyese!
- Nata? E paharrueshme!
Merr shoqninë, sill energjinë dhe bëhu pjesë e një nate që do të shkruhet në historinë e qytetit.
FLUX FEST – aty ku mbaron rutina dhe nis ndjenja e vërtetë.
