Gati për Sunny Hill Festival? Ja çfarë mund të merrni me vete

Gati për Sunny Hill Festival? Ja çfarë mund të merrni me vete

Showbiz July 28, 2025 - 10:11

A jeni bërë gati për edicionin më të madh ndonjëherë të Festivalit Sunny Hill? A keni menduar se çfarë të merrni me vete? Lista më poshtë mund t’ju ndihmojë.

Na ndajnë edhe pak ditë deri të edicioni më i ri i Festivalit Sunny Hill. Koha e duhur për të shikuar listën e gjërave që duhet të merrni me vete dhe atyre që nuk lejohen në hapësirat e festivalit. Ky udhëzues është menduar për t’ju ndihmuar që të përgatiteni për një përvojë të paharrueshme, të sigurt dhe pa shqetësime.

@sunnyhill_festival Essentials packed, let’s vibe! ë #sunnyhill #sunnyhillfestival #kosovo #prishtina #prishtinacity #kosovatiktok #viraltiktok #giveaway ë original sound - Sunny Hill Festival

Çka mund të merrni me vete?

ID – Letërnjoftim/pasaportë ose dokument tjetër identifikues;

Powerbank - që të mos mbeteni pa bateri në momentet më të mira;

Syze dielli dhe kapelë – për të shijuar ditët me diell pa u shqetësuar.

SPF/krem mbrojtës nga dielli – sepse kujdesi për lëkurën nuk del kurrë nga moda;

Çantë shpine ose tote bag, si dhe një xhaketë apo duks për netët e freskëta;

Kamera (jo profesionale) – për të kapur kujtimet më të bukura;

Mos harroni të pini shumë ujë, të konsumoni alkool me përgjegjësi dhe të kujdeseni për ambientin.

Çka nuk duhet të merrni me vete, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve!

Substanca të paligjshme dhe narkotike;

Produkte aerosolike (sprej, deodorant, parfume etj);

Ushqime e pije nga jashtë;

Objekte të mprehta.

Festoni me përgjegjësi dhe nëse akoma nuk keni blerë biletën tuaj tani keni mundësinë e fundit. Klikoni në link dhe bëhuni gati për një eksperiencë të paharruar: https://sunnyhillfestival.com/

Ky është artikull i sponsorizuar.