Puthje pasionante mes Irina Shaykut dhe Michelle Morrones rrugëve të Napolit

Puthje pasionante mes Irina Shaykut dhe Michelle Morrones rrugëve të Napolit

Showbiz July 29, 2025 - 08:34

Modelja ruse, Irina Shayk dhe aktori italian Michele Morrone, tërhoqën vëmendjen duke u puthur në rrugët e Napolit për xhirimet e një reklame.

Është një reklamë me “Dolce & Gabbana”.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale besojnë se të dy do të ishin një çift i mirë edhe në jetën reale.

Image

“Ata do të përshpejtonin ngrohjen globale si çift”, “I dua”, “Kimia midis tyre të dyve është e dukshme” – janë disa nga komentet.

Ajo mbante veshur një fustan të ngushtë, transparent dhe taka të hapura, ndërsa Morrone mbante veshur një kostum klasik të zi.

Morrone ka reputacionin e një joshësi të shkëlqyer. Dhjetorin e kaluar, menaxheri i tij mohoi thashethemet se ai ishte në një lidhje me Megan Fox, pasi një video e tyre duke flirtuar filloi të qarkullonte në rrjetet sociale.

I njëjti aktualisht është beqar.

Burime mediatike amerikane deklaruan këtë shkurt se Shayk kishte ringjallur marrëdhënien e saj me Tom Bradyn më shumë se një vit pasi ata u ndanë. /Telegrafi