P. Diddy kërkon lirim me garanci prej 50 milionë dollarësh

P. Diddy kërkon lirim me garanci prej 50 milionë dollarësh

Showbiz July 30, 2025 - 08:35

Sean “Diddy” Combs, producenti i njohur i hip-hop-it, ka kërkuar nga një gjykatës të lirohet me një garanci prej 50 milionë dollarësh.

Avokati i tij argumenton se kushtet në qendrën e paraburgimit në Brooklyn janë të rrezikshme dhe se të tjerët të dënuar për vepra të ngjashme zakonisht lirohen përkohësisht para dënimit.

Ai theksoi se Combs është ndoshta i vetmi person në SHBA që ndodhet në burg për punësimin e eskortëve meshkuj për veten dhe të dashurën e tij.

Prokurorët janë shprehur kundër lirimit me kusht, duke pretenduar se Combs është rrezik për t’u larguar.

Ai u shpall fajtor në fillim të muajit për dy akuza për transport për qëllime prostitucioni dhe përballet me deri në 10 vjet burg.

Ndërkohë, u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda për trafik seksual dhe konspiracion kriminal, të cilat mund ta kishin dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjykatësi kishte refuzuar më parë lirimin me kusht, duke deklaruar se P.Diddy nuk kishte provuar mjaftueshëm se nuk përbënte rrezik për komunitetin.

Aktualisht mbahet në burgun federal MDC Brooklyn, ku më parë janë mbajtur edhe figura të tjera të njohura si R. Kelly dhe Ghislaine Maxwell. /Telegrafi