
Aktori izraelit Alon Aboutboul u gjet i pajetë në plazhin e Tel Avivit
Aktori izraelit, Alon Aboutboul, ka vdekur në moshën 60-vjeçare dhe trupi i tij i pajetë u gjet në plazhin HaBonim në Izraelin Verior.
Alon luajti rolin e Dr. Pavel në “The Dark Knight Rises”, filmi i fundit i Christopher Nolan për Batmanin.
Të martën në mëngjes ai po notonte në plazhin HaBonim në Tel Aviv kur doli nga deti. Më pas u rrëzua.
Paramedikët mbërritën shpejt në vendngjarje, por nuk arritën ta ringjallnin, pavarësisht përpjekjeve për një orë.
Shkaku i vdekjes është aktualisht i panjohur dhe ai la pas gruan dhe katër fëmijët e tij.
Përveç filmit për Batmanin, luajti edhe në disa filma izraelitë dhe në “Rambo III”. U shfaq edhe në serialin e njohur televiziv “Snowfall”, ku luan edhe aktori Damson Idris.
Kohët e fundit, Alon u shfaq në serialin “The German” si Amos Shapira për tetë episode dhe ia huazoi zërin serialit “Pantheon”.
U shfaq gjithashtu në serialin “FBI: International” si dhe në role të ftuar në “Hawaii Five-0”, “NCIS: Los Angeles” dhe “Lost and Found”.