Filmi turk që trajton edhe sulmin në Banjskë, në kinema nga shtatori [video]

Filmi turk që trajton edhe sulmin në Banjskë, në kinema nga shtatori [video]

Showbiz August 07, 2025 - 13:41

Me origjinë nga Kosova, aktori Gökhan Tunaligil, së bashku me vëllain e tij Ayhan T. Krüezi dhe regjisorin Haktan Özkan, krijuan filmin e vitit 2021 "Fytyra të Fshehura, Bosnja" (Saklë Yüzler, Bosnja).

Filmi tregon historinë e dy vëllezërve që rriten në Kosovë gjatë luftës, ngjarjet që ndodhën gjatë asaj kohe dhe padrejtësitë që pasuan.

Tani, filmi i ri "Kosova në Errësirën e Diellit" pritet të publikohet në vjeshtën e këtij viti, një film më i thellë dhe më kompleks që zbulon planet e pista të atyre që shpërfillin jetën e njerëzve, ekzistencën e shteteve dhe pavarësinë e tyre për interesat e tyre, shkruan Zeri.info.

Ashtu si filmi i parë, edhe në filmin e dytë luajnë aktorë që jetuan luftën dhe tani janë të rinjtë e sotëm. Në film luajnë gjithashtu Bora Sivri dhe Müge Ulusoy nga seriali televiziv "Lugina e Ujqërve".

Filmi do të publikohet më 5 shtator 2025, në kinematë e Turqisë, e më pas edhe Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit.

Ky film trajton edhe njërën nga ngjarjet më tronditëse dhe të ndjeshme të viteve të fundit në Kosovë, sulmin terrorist në Banjskë, të kryer nga grupe paramilitare serbe në shtator të vitit 2023. /Zëri