
Çifti Clooney shkëlqyen me paraqitjen e tyre në një event të tyre në Como
Amal Clooney bëri sërish një paraqitje mahnitëse teksa ajo dhe bashkëshorti i saj, George Clooney, dolën për darkë me mysafirë në Liqenin Como të mërkurën.
Çifti, 47 dhe 64 vjeç, u panë duke përshëndetur mysafirët, para se të niseshin me varkë drejt Villas Passalacqua për mbrëmjen.
Amal shkëlqeu me një fustan të gjatë dhe të lirshëm të kombinuar me një çantë dore të artë dhe një buqetë rozë.
Ndërkohë, George dukej shumë elegant në një kostum gri të prerë mirë dhe syze aviator, teksa dolën krah për krah.
Çifti, të cilët zotërojnë një vilë në Laglio, pranë Liqenit Como, ndodhen në zonë për të organizuar një përvojë ekskluzive të Fondacionit Clooney për Drejtësi, me darka dhe evente që zhvillohen në Villa Passalacqua.
Avokatja e shquar Amal, e cila u martua me George në vitin 2014, njihet për veshjet e saj mahnitëse në çdo paraqitje.
