
Çorapja e Michael Jackson nga koncerti në Nice të Francës shitet në ankand për 6,200 euro
Një copë unike e kostumit të Michael Jackson nga performanca e tij legjendare në Nice të Francës ka gjetur pronarin e saj të ri.
Konkretisht, vetëm një çorape me xixa që e kishte veshur Michael Jackson gjatë turneut të tij francez në vitin 1997 u shit në një ankand në qytetin francez të Nices për 6,200 euro, konfirmuan organizatorët.
Kjo çorape, e zbukuruar me kristale, ka një vlerë të veçantë sepse Jackson e veshi gjatë një koncerti më 27 qershor 1997 në stadiumin Charles-Ehrmann në Nice, duke performuar hite si “Beat It” dhe “Billie Jean”.
Sendi u gjet nga një teknik skene pranë dhomës së zhveshjes pas shfaqjes, dhe çorapja u ruajt për më shumë se 20 vjet së bashku me kartën origjinale të prapaskenës dhe fletën e pagesës, të cilat shërbyen si provë e autenticitetit të veprës.
Michael Jackson’s old stained sock has sold for over $8,000 at an auction in France pic.twitter.com/bgNxhMZIN8
— Dexerto (@Dexerto) July 30, 2025
Edhe pse u vlerësua në 4,000 euro, çorapa u shit përfundimisht për një shumë shumë më të lartë, falë interesit në rritje nga koleksionistët. Në ankandin e mëparshëm të mbajtur më 21 korrik, artikulli nuk gjeti blerës për shkak të mbulimit të dobët mediatik.
Vitet e fundit, artikujt e Michael Jackson kanë arritur çmime të larta. Vitin e kaluar në Paris, kapelja që ai mbante gjatë performancës historike të vallëzimit “moonwalk” në vitin 1983 u shit për 77,640 euro. /Telegrafi/