
Oasis paralajmërohet të heshtë për Trumpin për të mos rrezikuar turneun në SHBA
Liam dhe Noel Gallagher janë paralajmëruar të mos shprehin publikisht pikëpamjet e tyre për Donald Trump, me qëllim që të mos rrezikohet turneu i ribashkimit të Oasis në Shtetet e Bashkuara.
Vëllezërit e famshëm të rokut, të njohur për komentet e tyre të drejtpërdrejta, janë këshilluar nga figura të larta të industrisë që të “qëndrojnë larg politikës amerikane” dhe të fokusohen vetëm tek muzika.
Paralajmërimi vjen pas rasteve të fundit ku disa artistëve u është mohuar hyrja në SHBA për shkak të deklaratave publike kundër ish-presidentit, shkruan DailyMail.
Turneu i ribashkimit të Oasis do të nisë më 24 gusht me dy koncerte madhore në stadiumin “Rogers” të Torontos, përpara se grupi të shkojë në SHBA ku planifikon disa shfaqje të mëdha, duke përfshirë edhe në Çikago.
Ribashkimi i grupit është shndërruar në një fenomen kulturor, duke sjellë oferta të mëdha për ta zgjatur deri në vitin 2026, përfshirë koncerte të veçanta në Knebworth House.
Megjithatë, vendimi për të vazhduar apo jo mbetet në dorën e vëllezërve Gallagher, të cilët tashmë janë në qendër të vëmendjes botërore.