Taika bashkëshorti i Rita Orës feston sot ditëlindjen, urimi i veçantë që i bëri artistja

Taika bashkëshorti i Rita Orës feston sot ditëlindjen, urimi i veçantë që i bëri artistja

Showbiz August 16, 2025 - 23:41

Taika Waititi, bashkëshorti i artistes shqiptare Rita Ora, feston sot ditëlindjen.

Regjisori i njohur nga Zelanda e Re, me një krijimtari të pasur në industrinë e filmit, ka mbushur 50 vjet.

Sigurisht, që në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar urimi i ngrohtë dhe i veçantë nga bashkëshortja e tij shqiptare.

Rita Ora, përmes një postimi në InstaStory, publikoi një fotografi modeste të çiftit dhe vendosi ta urojë atë për ditëlindje në një mënyrë të thjeshtë, por me shumë dashuri.

“Gëzuar ditëlindjen, burri im, partneri im në krim!”, shkroi shkurt Rita.

Ajo i bashkëngjiti edhe një fotografi të thjeshtë, por të ngrohtë, ku shihen të dy duke ecur së bashku në një shëtitje në natyrë.

Image