
Sabri Fejzullahu publikon fotografi me mbesën, ndan lajmin e madh për të
Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë dhe emocionues.
Në një postim prekës në rrjetin social Facebook, ai ka publikuar një fotografi me mbesën e tij, Enën, duke e shoqëruar me një mesazh plot krenari dhe dashuri.
Në përshkrimin që shoqëron fotografinë, Sabriu ka zbuluar një lajm mjaft të bukur dhe entuziast: mbesa e tij e dashur do të debutojë së shpejti në fushën e kinematografisë.
Këto fjalë të ngrohta nuk lanë pa reaguar ndjekësit dhe adhuruesit e artistit, të cilët e mbuluan postimin me komente pozitive dhe urime për suksesin e Enës në këtë rrugëtim të ri dhe të rëndësishëm artistik.
“Mbesa e ime Ena, një yll që do t’shpërthejë së shpejti në kinematografi”, ka shkruar këngëtari.
Megjithëse ende nuk janë bërë publike detaje konkrete rreth projekteve filmike në të cilat do të marrë pjesë Ena, interesimi për të ka nisur të rritet. /Telegrafi