
Vesa Smolica mahnit me fotografi nga pushimet në Greqi
Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Smolica, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjete sociale me një sërë imazhesh mahnitëse nga pushimet verore.
Artistja ka zgjedhur Greqinë si destinacion për të pushuar dhe rigjeneruar energjitë, dhe nuk ka nguruar të ndajë momente të veçanta me fansat e saj.

Në disa nga fotografitë e publikuara, ajo shfaqet duke u relaksuar buzë detit.
Ajo ka postuar gjithashtu disa imazhe në bikini, ku linjat e saj të tonifikuara dhe eleganca natyrale kanë marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit.

Përveç fotografive, edhe përshkrimi i saj në një nga postimet mori vëmendje të madhe dhe rezonoi me shumë njerëz.
“Paqja është luksi i ri”, shkroi Vesa, duke sjellë një mesazh të thellë.

Përndryshe, Vesa njihet si një artiste me një vokal të jashtëzakonshëm dhe me interpretimet e saj mbresëlënëse.