
Gjira Kajtazi njofton se po bëhet nënë për herë të tretë
Reperja e njohur shqiptare, Gjira Kajtazi, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një lajm të veçantë dhe të gëzueshëm.
Ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shihet duke bërë ultrazë dhe tregon se fëmija i saj i tretë pritet të vijë në jetë në pranverë të vitit 2026.
Gjira tashmë është nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze dhe duket se familja e saj po zgjerohet edhe më tej.
Këngëtarja ka qenë më pasive në muzikë për disa vite, duke u përqendruar më shumë në jetën personale dhe familjare, ndërkohë që është e martuar me futbollistin Ali Ibrahimaj.
Ndjekësit e saj kanë shprehur urimet dhe gëzimin për lajmin në sesionin e komenteve.
Kajtazi duket se po gjen balancën mes jetës private dhe asaj profesionale, ndërkohë që pritet që në të ardhmen të rikthehet sërish në muzikë me projekte të reja.
E njëjta që një kohë jeton dhe vepron në Gjermani, larg zhurmës dhe jetës publike.
