Rita Ora shijon pushimet me prindërit e saj në Ulqin

Rita Ora shijon pushimet me prindërit e saj në Ulqin

Showbiz August 31, 2025 - 22:18

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zgjedhur Ulqinin si destinacionin e saj për disa ditë të qeta pushimi përpara angazhimeve të mëdha muzikore.

Artistja, e cila prej vitesh është një nga emrat më të përfolur në skenën ndërkombëtare, u rikthye pranë rrënjëve të saj për të kaluar pak kohë me familjen.

Lajmin e ka bërë të ditur nëna e saj, Vera Sahatçiu Ora, e cila publikoi një video në rrjete sociale.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vera Ora (@veraora)

Në pamje shihet Rita e qetë dhe e buzëqeshur në shoqërinë e prindërve, duke shijuar momentet e ngrohta familjare. Videoja u prit me shumë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët u gëzuan që këngëtarja gjeti kohë të kthehej në trojet shqiptare.

Image

Familja Ora zotëron një vilë në zonën e njohur të Adës së Bunës, në Ulqin.

Pikërisht aty Rita kaloi disa ditë pushimi, duke shijuar natyrën e qetë dhe bukuritë e bregdetit.

Image

Pas këtyre ditëve të relaksit, Rita Ora u nis drejt Zvicrës, ku të premten performoi në Zurich Openair Festival, një nga festivalet më të mëdha evropiane që mbledh artistë të njohur nga e gjithë bota.

Image

Për fansat shqiptarë, rikthimi i saj në trevat shqiptare është gjithmonë një arsye për krenari dhe gëzim.