G Bani flet për momentin që u largua nga Big Brother për babanë e sëmurë: Bënë një shou të shëmtuar në shpinën time

G Bani flet për momentin që u largua nga Big Brother për babanë e sëmurë: Bënë një shou të shëmtuar në shpinën time

Showbiz September 09, 2025 - 11:36

Në një live në TikTok, G Banit iu bë një pyetje në lidhje me një situatë që ndodhi në Big Brother VIP Albania 4.

Atij në një nga Primet iu kumtua se babai i tij ndodhet në spital dhe se për këtë duhet të largohet.

Ka qenë momenti kur moderatori Ledion Liço hyri brenda dhe ia dha lajmin e hidhur reperit.

Tutje tha: “Nuk kanë pasur pse të presin Primen të më thonë në Prime, me më fut aty, G Bani në dhomë të rrëfimit, ke babanë sëmurë, ik”.

Tani G Bani, ndër të tjera, thotë se nuk duhej të ndodhte në këtë mënyrë.