Rikthehet Jimmy Kimmel: S’e kisha ndërmend ta zbeh vrasjen e Charlie Kirkut

Rikthehet Jimmy Kimmel: S’e kisha ndërmend ta zbeh vrasjen e Charlie Kirkut

Showbiz September 24, 2025 - 08:30

Komediani Jimmy Kimmel ka filluar sërish transmetimin e episodit më të ri të emisionit të tij, pasi i ishte ndërprerë transmetimi pas një deklarate rreth vrasjes së Charlie Kirkut.

Emisionin e filloi ai me një monolog, ku ka shprehur emocionet e tij të mëdha, derisa ishte duke folur për vrasjen e Charlie Kirkut.

“Nuk ka qenë kurrë qëllimi im ta zvogëloj vrasjen e një të riu”, tha ai mes lotësh.

Ai shton se gjithashtu nuk ka qenë kurrë qëllimi i tij të fajësojë ndonjë grup specifik.

Kimmel gjithashtu thotë se i kupton njerëzit që menduan se komentet e tij ishin në kohën e gabuar.

Gjatë monologut të tij të hënën e kaluar, Kimmel tha: “Gangsterët Maga po përpiqen me dëshpërim ta karakterizojnë këtë djalë që vrau Charlie Kirk si diçka tjetër përveç njërit prej tyre dhe po bëjnë gjithçka që munden për të fituar pikë politike prej kësaj”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.