
Sara Hoxha, Olta Gixhari, Yll Limani e shumë të tjerë i shprehin ngushëllime familjes Kelmendi
Tragjedia që goditi fituesin e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Gjestin, ka prekur zemrat e publikut dhe të figurave të shumta publike.
Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të vëllait të tij, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të dhimbshme nga kolegë, artistë, gazetarë dhe miq të afërt.
Producentja e BBVA, Sara Hoxha, reagoi me një postim prekës në InstaStory ku shkruajti:
“Dhimbje e madhe. Ngushëllime Gjestit dhe familjes Kelmendi!”.
Gazetari Vullnet Krasniqi, i cili ishte bashke me Gjestin në BBVK, gjithashtu iu bashkua dhimbjes me fjalë solidariteti, duke theksuar:
“Me zemër dhe mendje te Gjesti. Ngushëllime, shpresoj ta gjesh forcën me kalu këtë humbje”.
Ndërkohë, artistë të njohur si Yll Limani nuk i fshehën emocionet e tyre, duke thënë:
“Shumë e randë me ni lajme t’kqija si ky... Ngushëllime Gjestit dhe familjes Kelmendi! Zoti ju dhashtë forcë me përballu këtë humbje… Pusho në paqe, Eldion”.
Edhe Olta Gixhari, e cila ishte edhe opinioniste në BBVK, në kohën kur ishte pjesëmarrës Gjesti, u shpreh e tronditur, duke shkruar:
“Lajme kaq të zeza mos dëgjofshim kurrë. Ngushëllime familjes Kelmendi. Zoti ju dhëntë forcë në këtë tragjedi! Jeta është e padrejtë”.
Po ashtu, Livia Brunga ndau dhimbjen e saj me fjalë të shkurtra, por të fuqishme:
“Çdo fjalë është e tepërt, dhe çdo fjalë nuk mjafton. Më dhemb zemra përballë këtij lajmi. Një përqafim të sinqertë familjes Kelmendi!”.
Ngushëllime të ndjera shprehën edhe Lela Seferi, Juliana Nura, Alaudin Hamiti, Capital T, Gresa Gashi (e cila njoftoi se emisioni i saj “S’je ti që vendos” nuk do të transmetohej atë natë nga respekti për dhimbjen e Gjestit), si dhe shumë të tjerë nga bota e artit e medias. /telegrafi