Luiz Ejlli shpreh ngushëllime Gjestit dhe familjes së tij: Edhe pse nuk njihemi personalisht, të uroj forcë e durim

Luiz Ejlli shpreh ngushëllime Gjestit dhe familjes së tij: Edhe pse nuk njihemi personalisht, të uroj forcë e durim

Showbiz September 26, 2025 - 23:53

Luiz Ejlli, këngëtari i njohur dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, ka reaguar pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit.

Edhe pse nuk ka pasur njohje personale me të, Luizit nuk i ka munguar ndjeshmëria dhe fjalët e ngrohta për ta ngushëlluar atë dhe familjen Kelmendi.

Në mesazhin e tij prekës, ai shkruan: “Gjest, edhe pse bashkë nuk njihemi personalisht, lajmi i sotëm është i rëndë dhe prek këdo që e dëgjon. Ngushëllime të sinqerta për ty dhe familjen tënde”.

Më tutje ai u shpreh: “Të uroj forcë e durim për ty dhe familjen tënde në këtë periudhë kaq të vështirë. Kujtimet e bukura të Eldionit, qofshin ngushëllim e dritë në ditët që vijnë”.

Ky reagim tregon anën humane dhe solidaritetin e artistit, duke reflektuar se dhimbja e një humbjeje të tillë nuk njeh kufij njohjeje apo distance.

Përveç Luiz Ejllit, shumë këngëtarë, ish-banorë të Big Brother dhe kolegë të afërt të Gjestit kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje.

Postimet e tyre në rrjetet sociale pasqyrojnë dhimbjen e madhe për humbjen e parakohshme të Eldionit dhe solidaritetin me familjen Kelmendi në këtë periudhë të vështirë. /telegrafi

Image