Dikur rivalë, Joz Marku ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait

Dikur rivalë, Joz Marku ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait

Showbiz September 27, 2025 - 15:58

Pas lajmit të dhimbshëm për ndarjen nga jeta të Eldion Kelmendit, vëllait të fituesit të “Big Brother VIP 4”, Gjesti, ka reaguar edhe ish-banori i shtëpisë së famshme, Jozefin Marku.

Përmes një postimi emocional në Instagram, Marku ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen Kelmendi, duke shkruar:

“Lajm i trishtë për humbjen e një jete kaq të re, na i preke zemrat të gjithëve. Uroj që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar dhimbjen. Qoftë lule e xhenetit.”

Image