Danja, Egli, Valbona, Loredana, Xuxi, Diana e plot të tjerë pranë Gjestit gjatë varrimit të vëllait të tij

Danja, Egli, Valbona, Loredana, Xuxi, Diana e plot të tjerë pranë Gjestit gjatë varrimit të vëllait të tij

Showbiz September 27, 2025 - 19:32

Varrimi i Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, ka mbledhur jo vetëm familjarë dhe qytetarë nga Peja, por edhe shumë miq e kolegë të tij nga formatet e njohura Big Brother VIP Albania dhe Big Brother VIP Kosova.

Nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania, ku Gjesti doli fitues, në ceremoninë mortore morën pjesë disa prej ish-banorëve që ndanë rrugëtimin me të në shtëpinë më të famshme.

Midis tyre u panë Egli Tako, Danja Koka, Valbona Mhilli, Loredana Brati, Krisa Caushaj dhe Rizarta Hoxha, të cilat u shfaqën të mërzitura nga tragjedia dhe qëndruan pranë Gjestit dhe familjes së tij në këtë ditë të rëndë.

Të pranishëm ishin edhe ish-banorët Diana Tahiri, Burim Vatovci dhe Xuxi, të cilët i shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta.

Prania e tyre dëshmon lidhjet e forta që u krijuan brenda formatit, të cilat shkojnë përtej ekranit. Pamjet nga ceremonia mortore pasqyrojnë qartë atmosferën e rëndë dhe dhimbjen e thellë që ka kapluar familjen Kelmendi dhe të gjithë të pranishmit.

Image
Image