Yjet Kendall Jenner, Heidi Klum dhe Cara Delevingne mahnitin në pasarelën e L’Oreal në Paris

Yjet Kendall Jenner, Heidi Klum dhe Cara Delevingne mahnitin në pasarelën e L’Oreal në Paris

Showbiz September 30, 2025 - 10:33

Java e Modës në Paris nisi me një spektakël të jashtëzakonshëm nga L’Oreal, ku disa prej emrave më të mëdhenj të botës së modës u ngjitën në pasarelë për sfilatën me titull “Liri. Barazi. Sepse ti vlen”.

Kendall Jenner ishte një nga yjet më të komentuara të mbrëmjes, teksa tregoi figurën e saj të përsosur me një fustan të bardhë dramatik, transparent dhe me një çarë të thellë në kofshë.

Heidi Klum shkëlqeu me një fustan të zi sensual që theksonte dekoltenë e saj, ndërsa Cara Delevingne tërhoqi vëmendje me një krijim të rafinuar prej dantelle të Georges Chakra, shkruan DailyMail.

Në pasarelë u ngjit edhe aktorja e njohur Helen Mirren, e cila dëshmoi edhe njëherë se mosha nuk është pengesë për elegancën dhe stilin.

Një surprizë për publikun evropian ishte dalja e Molly-Mae Hague, ish-ylli i “Love Island”, e cila mahniti me një fustan sateni argjendi.

Molly-Mae, e kthyer tashmë në ikonë të influencës dhe nënë e një vajze, tregoi se kishte refuzuar më parë të ecte në sfilatën e Parisit për shkak të mungesës së vetëbesimit.

Në reality show-n e saj “Behind It All”, ajo kishte rrëfyer: “Më kërkuan të ecja, por unë thashë jo. Thjesht nuk është çanta ime… këto këmbë nuk ishin të bëra për këtë”.

Megjithatë, këtë herë ajo doli në pistë e buzëqeshur dhe plot vetëbesim, duke u duartrokitur nga publiku dhe duke dëshmuar se kishte fituar betejën personale me pasiguritë e saj.

Image
Image
Image