
“Jam mirënjohëse që shpëtova një jetë”, aktorja që ia dhuroi veshkën Selenës flet për dasmën ku s’u ftua: Ajo tashmë është miliardere
Francia Raisa, aktorja që i dha Selena Gomezit jetë të re, duke i dhuruar një veshkë, ka reaguar pasi ylli i Hollywoodit nuk e ftoi në dasmën e saj.
Aktorja 37-vjeçare në një intervistë të fundit u shpreh se pretendimet për mosmarrëveshje mes tyre ishin vetëm “thashetheme”.

Ajo foli për martesën e Selena Gomezit me producentin Benny Blanco, ku thuhet se nuk mori pjesë.
“Jam shumë e lumtur për të. Dhe shikoni… ajo ka një jetë dhe është tashmë miliardere! Jam mirënjohëse që munda ta bëja këtë për të”, tha Raisa.
E pyetur se çfarë do t’i thoshte kujtdo që mendon të dhurojë organe, aktorja theksoi se procesi ka të bëjë me shpëtimin e jetës së dikujt, jo me krijimin e një lidhjeje të veçantë me të.

“Është një donacion dhe është diçka e mirë që arrita ta bëj,” shtoi ajo për veshkën që ia dha Selena Gomezit.
“Jam mirënjohëse që jam gjallë dhe mund të them se kam shpëtuar një jetë”.
