Hatërmbetje mes moderatoreve, Dojna Mema reagon sërish ndaj Kiara Titos

Hatërmbetje mes moderatoreve, Dojna Mema reagon sërish ndaj Kiara Titos

Showbiz October 15, 2025 - 15:20

Moderaorja Dojna Mema ka reaguar sërish në rrjete sociale duke iu kundërpërgjigjur Kiara Titos.

Gjithçka nisi një javë më parë, kur në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, Dojna tregoi se Kiara e kishte hequr nga Instagrami, por pa e ditur arsyen pse.

Mirëpo, mbrëmë (e martë) në “Goca & Gra”, Kiara e sqaroi situatën duke thënë se ishte ajo që e largoi dhe se tani po bëhet vetëm për klikime.

Pas kësaj, Dojna reagoi me një postim në InstaStory, ku publikoi një bisedë në WhatsApp me motrën.

“Kur më bëjnë një pyetje direkte, kam mjaftueshëm këllqe për të dhënë përgjigje të drejtpërdrejta. E bëj edhe për rehatinë time, se s’më duhet të mbaj mend gënjeshtrat e të përfundoj duke i besuar edhe vetë”.

Moderatorja e mbylli reagimin duke thënë se nuk e sheh më me interes këtë temë.

“Tema është e varfër, ndaj nuk shoh ndonjë interes të veçantë për ta tjerrë më shumë se kaq publikisht”.

Përplasja mes dy moderatoreve duket se nuk është shuar ende, duke ndezur debat në rrjete sociale mes fansave të tyre. /telegrafi

Image