Genta Ismajli pezullon projektet për shkak të problemeve shëndetësore

Genta Ismajli pezullon projektet për shkak të problemeve shëndetësore

Showbiz October 18, 2025 - 15:50

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka ndarë me publikun një rrëfim të ndjeshëm lidhur me vështirësitë shëndetësore që po e pengojnë t’i rikthehet skenës.

Në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova, artistja ka treguar se po përballet me një lëndim serioz në qafë, që i është shkaktuar nga vallëzimi i vazhdueshëm gjatë viteve të karrierës.

“Unë kam problem në qafën time, që shumë vite, për shkak të vallëzimit që kam bërë në skenë, në koncerte të ndryshme të mijat, dhe kam pasur një lëndim në qafën time, por që kam bërë trajtime, po nuk më kanë bërë dhe aq mirë”, është shprehur Genta.

Ajo shtoi se situata është përkeqësuar kohët e fundit, pikërisht kur kishte planifikuar të rikthehej me projekte të reja muzikore.
“Kam menduar që është shëruar qafa, dhe tani që po du me u kthy në skenë, e po du me bë klipe të reja dhe këngë të reja, kam shku kam marrë valltarë për me bë trajnimet për skenë, dhe më është lënduar qafa shumë, dhe për këtë arsye është anuluar videoklipi”, ka rrëfyer këngëtarja me keqardhje.

E prekur emocionalisht, Genta pranoi se mungesa në skenë po e trishton, pasi vallëzimi dhe performanca janë pjesë e pandashme e identitetit të saj artistik.

“Kam pasion vallëzimin dhe ndihem shumë keq”, tha ajo ndër të tjera.Pavarësisht sfidave, fansat e saj shpresojnë që artistja të rikuperohet plotësisht dhe të rikthehet së shpejti me energjinë që e ka karakterizuar gjithmonë në skenë. /telegrafi