Victoria Beckham pyetet për tradhtitë e Davidit: Njerëzit thanë se nuk do t’ia dilnim

Victoria Beckham pyetet për tradhtitë e Davidit: Njerëzit thanë se nuk do t’ia dilnim

Showbiz October 23, 2025 - 09:54

Stilistja britanike e modës, Victoria Beckham, ka reaguar ndaj pretendimeve se David Beckham e ka tradhtuar me modelen holandeze, Rebecca Loos.

Prezantuesi i podkastit "Call Her Daddy" e pyeti se si i përballojnë spekulimet rreth martesës së tyre.

"A e di që na shkaktuan kaq shumë telashe dhe ne po flisnim për këtë, sepse kohët e fundit festuam 26-vjetorin e martesës? Njerëzit thanë se nuk do t'ia dilnim... Njëzet e gjashtë vjet!", tha Victoria.

Ajo vazhdoi duke thënë se kishin kaluar gjithçka së bashku dhe ia kishin dalë mbanë "stuhisë". Në vitin 2004, Rebecca pretendoi se kishte një aferë katërmujore me Davidin. Thuhet se filloi kur ai e ftoi në hotelin e tij, ndërsa Victoria ishte jashtë qytetit.

Në vitin 2023, ish-futbollisti i mohoi pretendimet e Rebeccës në dokumentarin e Netflix-it “Beckham”, duke thënë se ishte tepër e vështirë të shihte Victorian të vuante për shkak të këtyre thashethemeve.

Pasi u publikua dokumentari, Rebecca u shfaq në "60 Minutes Australia", ku tha se nuk kishte gënjyer ose ekzagjeruar për lidhjen e saj me Davidin.

Image

Image