Zhegrova surprizon të ëmën me një orë luksoze
Futbollisti i njohur Edon Zhegrova ia dhuroi nënës së tij një dhuratë të çmuar, një orë luksoze.
Kjo orë, me vlerë rreth 51 mijë euro, simbolizon dashurinë dhe respektin e thellë të Edonit për nënën e tij.
Nëna e Edonit e ndau këtë moment të veçantë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
“Sot ishte një ditë që do ta mbaj mend gjatë. Një ditë plot emocione, krenari dhe dashuri. Djali im me surprizoi me një dhuratë të jashtëzakonshme – një ore Patek Philippe. Jo për vlerën materiale që ka, por për ndjenjën dhe mesazhin që ajo mbart. Te shoh fëmijën tim të rritur, mirënjohës dhe plot respekt, është dhurata me e çmuar që një nenë mund të marrë. Faleminderit djali im që më bën të ndjej sa shumë vlerësohem dhe sa shumë dashuri mbjell çdo ditë në jetën time. Kjo orë do të jetë me shumë se një aksesor – do të jetë kujtimi i një ndjenje të pastër, të sinqertë dhe të përjetshme midis një nëne dhe djalit të saj”, u shpreh ajo në një postim në rrjetin social Instagram.