Kendall Jenner rikthehet me stil klasik në fushatën e re për Calzedonia

Kendall Jenner rikthehet me stil klasik në fushatën e re për Calzedonia

Showbiz October 28, 2025 - 16:17

Pas paraqitjes joshëse në sfilatën “Vogue World 2025”, Kendall Jenner ka zgjedhur të rikthehet te thjeshtësia dhe eleganca në fushatën e saj më të fundit për markën italiane Calzedonia.

29-vjeçarja, e njohur për hijeshinë dhe prezencën e saj ikonike në pasarela, u shfaq në një set fotografik minimalist, duke veshur të zeza nga koka te këmbët.

Në imazhet e publikuara nga Calzedonia, Kendall shihet me flokët e kapur topuz, duke mbajtur geta transparente Totally Invisible 20 Denier, një kostum me dekolte Bardot dhe taka të ulëta “kitten”, shkruan DailyMail.

 

Fushata shoqërohet me mesazhin se “thjeshtësia është një veprim i fuqishëm”, ndërsa modelja tregon se edhe një pamje e përmbajtur mund të transmetojë elegancë dhe forcë.

Ky bashkëpunim i ri vjen pas suksesit të fushatës së korrikut, ku Jenner u shfaq me bikini për të njëjtën markë, duke nxjerrë në pah fizikun e saj atletik.

Këtë herë, Calzedonia e vendos modelen në qendër të një imazhi klasik e të rafinuar, që i përshtatet përkryer estetikës së saj moderne.

Ndërkohë, Kendall vazhdon të tërheqë vëmendje edhe jashtë pasarelës. Në sezonin e fundit të “The Kardashians”, ajo ndau me publikun kujtime nga adoleshenca, duke treguar se si është rritur nën syrin e vëmendshëm të famës dhe nënës së saj, Kris Jenner.

Megjithatë, si në jetën private ashtu edhe në karrierë, Kendall duket më e sigurt se kurrë në rrugën e saj për të rikrijuar imazhin e një ikone bashkëkohore të stilit. 

Image

Image
Image