Divorci i Neda dhe Ogren Ballukut, ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë marrëveshjen

Divorci i Neda dhe Ogren Ballukut, ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë marrëveshjen

Showbiz November 06, 2025 - 10:25

Një lajm i ditëve të fundit që mbuloi ekranet e televizioneve dhe portalet e vendit ishte kërkesëpadia civile e Neda Ballukut, e cila 10 vjet më parë kurorëzoi martesën me Ogren Ballukun.

Çështja tashmë është regjistruar në sekretarinë e gjykatës me nr. 17084, ndërsa shorti elektronik i gjykatës ka zgjedhur për gjykimin e kësaj kërkese-padie gjyqtaren Majlinda Dogga.

Mësohet se palët, Neda Balluku dhe Ogren Balluku, kanë rënë dakord duke lidhur një marrëveshje divorcimi mes njëri-tjetrit, duke çuar edhe në ndarjen e detyrimeve që do të rrjedhin nga ky divorc për të dyja palët.