Hilary Duff tregon pse nuk u bë mentore e Selena Gomezit dhe Demi Lovatos

Hilary Duff tregon pse nuk u bë mentore e Selena Gomezit dhe Demi Lovatos

Showbiz November 07, 2025 - 16:05

Hilary Duff ka zbuluar se, edhe pse i kishte paraprirë Selena Gomezit dhe Demi Lovatos në Disney Channel, nuk u ndje kurrë e nevojshme t’i merrte nën udhëheqjen e saj.

Ylli i “Lizzie McGuire” tha në podkastin Therapuss se Selena dhe Demi iu afruan për këshilla, por ajo kurrë nuk tha: “Më lejo t’i tregoj rrugën”, shkruan DailyMail.

“Ka qenë shumë argëtuese t’i shohësh duke ndjekur rrugën e tyre dhe të shohësh sa larg kanë arritur”, tha Duff.

Ajo shtoi se gjithmonë u ka dhënë këshilla të përgjithshme të rinjve: “Duhet të jesh e guximshme dhe të tregosh veten. Edhe nëse puna e parë nuk është ajo që dëshiron, nuk duhet të dorëzohesh”.

Aktorja 38-vjeçare po promovon këngën e saj të re “Mature”, që përshkruan një reflektim mbi vetën e saj të kaluar dhe përvojat që e formuan.

Përveç suksesit në ekran, Hilary tha se ka mësuar të pranojë realitetin e jetës dhe të mos pendohet për zgjedhjet e bëra, duke përfshirë edhe rritjen e saj si yll i Disney Channel.