Kim Kardashian përballet me sfidën e provimit të jurisprudencës, por shfaqet e relaksuar në pushime luksoze

Kim Kardashian përballet me sfidën e provimit të jurisprudencës, por shfaqet e relaksuar në pushime luksoze

Showbiz November 10, 2025 - 09:56

Kim Kardashian nuk po lejon që zhgënjimi i saj i fundit në provimin e jurisprudencës ta ndalojë të shijojë jetën dhe të ndajnë momente me fansat.

Ylli 45-vjeçar publikoi fotografi seksi me bikini gjatë festës së ditëlindjes së Kendall Jenner, vetëm një ditë pas lajmit se nuk e kishte kaluar testin rigoroz.

Image

Postimi, i shoqëruar me një emoji palme, tregoi Kim duke shijuar pushime në ishullin privat të Karaibeve, Mustique, nga plazhi deri te perëndimi i diellit, duke jetuar në luksin që shumëkush vetëm mund ta ëndërrojë, shkruan DailyMail.

Image

Dita e mëparshme, Kardashian ndau lajmin e provimit të jurisprudencës: “Epo... nuk jam ende avokate, thjesht luaj rolin e një avokateje të veshur shumë mirë në TV”, shkroi ajo, duke iu referuar serialit të saj të ri në Hulu, All's Fair.

Image

Kim shtoi se ishte afër kalimit dhe se dështimi nuk është fundi, por karburant për të vazhduar: “Isha shumë afër kalimit dhe kjo më motivon edhe më shumë. Le të fillojmë”.

Image

Në të kaluarën, Kardashian ka qenë e hapur me fansat për udhëtimin e saj ligjor dhe aspiratat për t’u bërë avokate, duke ndarë përvojat e saj nga Programi i Studimit të Zyrës Ligjore të Kalifornisë (LOSP), ku përfundoi diplomimin pas një rrugëtimi gjashtëvjeçar. /Telegrafi